Telenews

Mustafa i PDK-së: Keq është katandis ky shtet, nuk po munden as pagat t’i paguajnë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar për mosekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë për muajin shtator.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se shteti është katandisur keq dhe nuk po munden t’i paguajnë as pagat.

“Mbi 80,000 të punësuar të sektorit publik sot janë pa paga!

Mbi 80,000 familje nuk po mund ti bëjnë furnizimet e ushqimeve e as ti paguajnë obligimet tjera familjare!

Keq është katandisë ky shtet!

Nuk po munden as pagat ti paguajnë!

Çka mund të presim më tepër prej tyne?!”, shkroi ai.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj