Departamenti Amerikan i Shtetit sapo ka mbajtur një konferencë, ku tha se organizoi një fluturim nga Bejruti sot për të lejuar amerikanët t’i shpëtojnë konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Hezbollahut.
Zëdhënësi i DASH-it Matt Miller tha se rreth 7 mijë qytetarë amerikanë ishin regjistruar në qeveri për të marrë informacion rreth largimit nga vendi, megjithëse jo të gjithë ata kërkojnë ndihmë për t’u larguar.
Fluturimi i sotëm nga Bejruti kishte një kapacitet prej rreth 300 dhe transportonte rreth 100 amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre.
Miller tha se SHBA shpreson të organizojë më shumë fluturime në ditët në vijim. Britania e Madhe organizoi një fluturim për shtetasit britanikë që do të largoheshin nga Bejruti të mërkurën, duke shkuar në Birmingham. /CNN