Telenews

S’ka fitues në kryeqytet

Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Malishevës.

Ndeshja u luajt të shtunën dhe i takoi xhiros së 18-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Mysafirët rastin më të mirë në ndeshje e kishin në minutën e 86-të, por goditja e Altin Aliut përfundoi në shtyllë.

Po ashtu edhe vendësit kishin disa raste shënimi për gol por që nuk arritën që t’i konkretizonin.

Prishtina pas 18 ndeshjeve ka shtatë fitore, gjashtë barazime dhe pesë humbje.

Është në vendin e katërt me 27 pikë.

Ndërsa Malisheva ka tetë fitore, gjashtë barazime dhe katër disfata.

Ka tri pikë më shumë se Prishtina dhe renditet në pozitën e tretë.

Të ngajshme

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Erzana Fazliu

Diogo Jota dhe vëllai i tij përcillen në “banesën e fundit”, pranë kishës në qytetin e Gondomarit

Donat Hashani

Chelsea në gjysmëfinale të Botërorit

Donat Hashani