Telenews

Era Istrefi i bën vetes dhuratë luksoze për ditëlindje – një BMW X7

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka festuar 31-vjetorin e lindjes në një stil plot klas dhe vetëbesim.

Ajo ndau me ndjekësit disa momente nga ditën e saj të veçantë përmes InstaStory, ku falënderoi fansat për mbështetje.

Në një prej fotografive, Era shfaqet para një BMW X7 të zezë, të cilën e kishte dekoruar me një fjongo të kuqe, duke zbuluar kështu dhuratën luksoze që ia kishte bërë vetes. Ajo shkruajti “From me to me” krahas fotos, duke treguar se surprizën e kishte organizuar vetë.

E veshur me një fustan të kuq të shkurtër dhe shumë elegant, Era dukej tejet provokuese dhe glamuroze, duke pozuar para makinës së saj të re.

Të ngajshme

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Yllka Gashi

Zabi pjesë e formacionit më të mirë të javës në Ukrainë

Yllka Gashi

Tragjedi familjare në Klinë: Motra humb jetën, nëna mbetet e plagosur rëndë

Yllka Gashi