Telenews

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme

Deputetja e betuar e Partisë Demoratike të Kosovës, Blerta Deliu tha se ftesa për seancë në orën 20:00, sipas saj, është e çuditshme.

Deliu tha se kontrolli në Kuvend pas alarmit për bombë ende nuk ka përfunduar dhe se nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga policia.

“Pa dashur të hyjmë në spekulime, por ftesa për seancë në orën 20:00 është, të paktën, e çuditshme. Kontrolli në Kuvend pas alarmit për bombë ende nuk ka përfunduar. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Policia. E megjithatë, dërgohet ftesa për seancë – sikur gjithçka është në rregull”.

“Si po e di kryesuesi se ambientet janë të sigurta dhe se puna mund të vazhdojë pa asnjë pengesë? P.S. Edhe në këto momente, ndërsa po e bëj këtë postim, Policia ende po i kontrollon hapësirat e Kuvendit”, shkroi tutje Deliu.

Të ngajshme

Pse të moshuarit zgjohen herët?

Rrezarta Ramaj

Rama rreth kandidaturës për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rrezarta Ramaj

“Kosova e dyta në Evropë”, APK me sukses në inovacionin anti-korrupsion

Rrezarta Ramaj