Telenews

Shtatë kategori të kosovarëve që jetojnë jashtë vendit lirohen nga tarifat për pasaportë dhe letërnjoftim

mbasada e Republikës së Kosovës në Itali ka njoftuar qytetarët që jetojnë jashtë vendit se disa kategori lirohen nga pagesa e tarifave për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim, bazuar në një vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), i cili ka hyrë në fuqi më 14.10.2026.

Njoftime të ngjashme janë publikuar edhe nga përfaqësi të tjera diplomatike e konsullore të Kosovës, përfshirë ato në Slloveni, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Cyrih të Zvicrës dhe ajo në Stamboll të Turqisë.

Nga ky lehtësim përfitojnë invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), familjarët e ngushtë të dëshmorëve dhe të personave të zhdukur të UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, personat me aftësi të kufizuara të kategorizuar sipas legjislacionit në fuqi, si dhe personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Itali, lirimi nga pagesa vlen për procedurën e rregullt të aplikimit për pasaportë dhe letërnjoftim.

Të ngajshme

Pse të moshuarit zgjohen herët?

Rrezarta Ramaj

Rama rreth kandidaturës për kryetar të LDK-së: Kemi demokraci, zgjedhje demokratike

Rrezarta Ramaj

“Kosova e dyta në Evropë”, APK me sukses në inovacionin anti-korrupsion

Rrezarta Ramaj