Telenews

Meta zbulon kufjet Quest 3S

Meta ka prezantuar kufjet “me një çmim të përballueshëm” në ngjarjen vjetore Connect.

Thashethemet kanë qarkulluar për muaj të tërë se kompania po punonte për një version më të lirë të Quest 3.
Dhe tani ky version është në dispozicion dhe ka një çmim prej 300 dollarë.

Ky mund të thuhet se është një ndryshim nga Quest 3 origjinal, i cili kushton 500 dollarë.

Sipas GSM Arena Meta Quest 3S është një version më i përballueshëm i Quest 3.

Në fakt, është më shumë një përzierje midis Quest 2 dhe 3 “për të mbajtur çmimin poshtë”

3S fillon me 300 dollarë, por përdor të njëjtin çip Snapdragon XR2 Gen 2 si Quest 3 i zakonshëm me të njëjtat 8 GB RAM./Telenews/

Të ngajshme

Gjendje e rënduar me zjarret, vetëm sot janë raportuar 57 raste

KushtrimGuraj

Përurohet Parku i 6-të në Turqi me emrin e Adem Jasharit

Donat Hashani

Vëllai i 27-vjeçarit: “Dora e shtetit na e ka vra”

Donat Hashani