Telenews

Privohet nga jeta brutalisht një 65 vjeçar në Sarandë, goditet me këtë mjet të fortë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

Paraprakisht dyshohet se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngajshme

Qeveria themelon grupin punues për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Rrezarta Ramaj

Qeveria miraton Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave

Rrezarta Ramaj

Sot mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

Rrezarta Ramaj