Telenews

Paralajmërohet protestë lidhur me pensionet

Qeveria e Kosovës ka njoftuar dje për rritjen e pensioneve për 20 për qind.

Kjo rritje nuk po konsiderohet reale sipas kreut të Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi.

Gashi tha se do të shqyrtojnë mundësinë edhe të protestave.

“Nuk po pajtohemi me këtë rritje. Nuk është e mjaftueshme. Ne kemi kërkuar që kjo rritje reale, në bazë të rritje së pagave e cila ishte bërë dhe inflacionit. Ju e dini që rritje nuk ka pasur që pesë vjet”, tha ai për Klankosova.

“Të premten do ta kemi edhe një takim me anëtarësinë dhe kryetarët e degëve, diku parashihet të jenë të pranishëm diku 100 persona dhe do të diskutojmë. Nëse ka përkrahje ne do të organizojmë edhe protesta. Aty do të jenë edhe përfaqësuesit e KDI-së”, theksoi ai.

Rritja e pensioneve u kritikua nga opozita, që u cilësua si mashtrim dhe blerje votash

Të ngajshme

IDF përpiqet të detyrojë civilët të largohen nga qyteti i Gazës

KushtrimGuraj

Aktakuzë kundër një personi në Pejë për falsifikim të parasë

KushtrimGuraj

Kriza humanitare në Gaza, Komisioni Evropian bën thirrje për këtë veprim në raport me Izraelin

Donat Hashani