Telenews

“S’pati pengesa në votime”, ministrja Hajdari flet pasi mori pjesë virtualisht në takimin e CEFTA-s në Beograd

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, pas takimit të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s, i kryesuar nga Serbia këtë vit, ku ajo mori pjesë virtualisht, tha se në këtë mbledhje ku për herë të parë Kosova u prezantua vetë dhe pa UNMIK-un, votimet nuk janë penguar.

“Votimet kanë shkuar lehtë pa ndonjë pengesë, sepse të gjitha këto vendime së pari janë diskutuar në nivel të pikave kontaktuese të CEFTA-s, që e marrin një aprovim paraprak, pastaj vijnë në takimin e Komitetit të Përbashkët për CEFTA. Në këtë rast, MINT e ka përfaqësimin si pikë kontaktuese për CEFTA që është Dedaj ku për orë të tëra për çdo vendim kanë diskutuar në nivel teknik për nivel të pikave të kontaktit të CEFTA-s dhe kanë adaptuar të gjitha ndryshimet që janë pajtuar si me konsensus të përbashkët për përfaqësimet e vendeve anëtare në CEFTA dhe kështu që ka shkuar gjithçka lehtë dhe mirë në vendimmarrjen e sotme”, tha ajo. /Telenews/

Të ngajshme

FSK përballë sukseseve, sfidave e angazhimeve gjatë vitit 2024

KushtrimGuraj

Aksident i rëndë në Maqedoni, tre të vdekur në Lumin Vardar

Donat Hashani

Pacolli thotë se Kosovës së shpejti i vijnë njohje të reja

Donat Hashani