Telenews

Bislimi takohet sot me Lajçak

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi sot do të takohet me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kryenegociatori i Kosovës në dialog tha dje në një konferencë për media se Lajçak po punon për takimin e tij të radhës me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

“Emisari Lajçak është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve. Se kur do të jetë ky takim, nuk e di”, tha Bislimi.

“Unë do ta takojë emisarin Lajçak, pastaj do të mund të dakordohemi se si ecet tutje”, shtoi ai.

Të ngajshme

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Villa Bellevue destinacioni ideal për pushim, relaks dhe momente të paharrueshme

Rrezarta Ramaj

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi