Telenews

Tensione mes PDK-së dhe VV-së, përplasen kryetarët e komunave

Mbledhja e Asociacionit të Komunave të Kosovës është ndërprerë pas një tensioni në mes të disa kryetarëve të Komunave që drejton Lëvizja Vetëvendosje dhe atyre të PDK-së.

Në videon e publikuar kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ai i Kamenicës, Kadri Rrahimaj dhe Qemajl Aliu i Shtimes shihen në një tollovi bashkë me disa kryetarë të tjerë.

Lidhur me incidentin ka bërë reagim kreu i Kamenicës, Kadri Rrahmiaj, duke pretenduar se në Kuvend u tentua t’i mohohet e drejta e VV-së për të pasur anëtar Bordi në AKK dhe mosanëtarësimi i Komunave Veriore të Kosovës në AKK.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës nën degradim total. Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje edhe forcën. Prandaj, nuk thërrasin as një media për të përcjellur Kuvendin e AKK-së”, tha Rahimaj.

“Në kuvendin vjetor të këtij organi, u tentua të kontrabandohen procese të rëndësishme si: 1. Mungesa e transparencës, 1. Mos anëtarësimi i Komunave të Veriut të Kosovës në AKK, 2. Mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga radhët e LVV-së”, tha ai.

Të ngajshme

Nuk pritej/ Lumi B, Ghetto Geasy dhe Egli publikojnë bashkëpunimin

Erzana Fazliu

Trump zbulon tarifën prej 30% për anëtarët e BE-së dhe mallrat nga Meksika

Erzana Fazliu

“Policia nuk u krijua sot” – Ramadani: Dihet kush e ka poshtëruar dhe kush e ka ndërtuar

Erzana Fazliu