Telenews

Marka ”Opel” planifikon t’i ofrojë tregut vetëm modele në formatin elektrik

Prodhuesi gjerman i makinave ”Opel” deklaroi se planifikon t’i ofrojë të gjitha modelet e tij të makinave elektrike brenda dy viteve dhe të investojë në rreze shumë më të gjatë për automjetet e tij me bateri.
”Konsumatorët do të marrin një ofertë të elektrizuar për çdo model Opel të vitit 2024”, deklaroi shefi i ”Opel”-it Uwe Hochgeschurtz për gazetën ”Augsburger Allgemeine”.
”Për shkak të kushteve kornizë të vendosur nga politikanët, është e qartë se motorët me djegie të brendshme kanë një datë skadence në Evropë”, shtoi ai. ”Opel’ nuk do të shesë më motorë me djegie të brendshme në Evropë nga viti 2028 e tutje”, theksoi ai.
 
 
”Opel” është marka e vetme gjermane e grupit të makinave ”Stellantis”, e formuar nga kompania mëmë ”Peugeot PSA” dhe ”Fiat-Chrysler”.

Të ngajshme

Startech dyqani i preferuar për çdo adhurues të teknologjisë

Valjeta Turkaj

Luce, vetura e parë elektrike e Ferrarit

Valjeta Turkaj

Gjermania investon 125 milionë euro për të krijuar ‘OpenAI-n’ e Evropës

Valjeta Turkaj