Telenews

Shkoi për të sanuar një problem, vdiq duke punuar: Detaje të reja nga shpërthimi tragjik në Pejë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Pejë, ku një person ka humbur jetën pas një shpërthimi të një cisterne që ndodhi në një pompë të derivateve.

Siç raporton Telegrafi, viktima, 45-vjeç dyshohet se ishte një mjeshtër, i cili edhe kishte shkuar për të rregulluar problemin që ishte në pompën e derivateve.

Po ashtu, Altin Marmallaku, menaxher i pompës së derivateve ku ndodhi shpërthimi, ka thënë për portalin lokal Peja në Fokus, se viktima nuk është punonjës i pompës, por i një kompanie të kontraktuar për shërbime në kompaninë e tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, më herët konfirmoi se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

“Një person ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit. Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit, kryeprokurori, policia dhe të gjitha organet kompetente”, tha ai.

Ndryshe, rruga Pejë-Deçan është bllokuar për qarkullim deri në përfundimin e procedurave nga Policia, e cila po qëndron te rrethi i njohur si i “Ukajve” dhe pas ekzaminimit do të lirohet për qarkullim.

Të ngajshme

Pesë momentet me të cilat La Liga krenohet në vitin 2024

Erzana Fazliu

Dieta me vezë me të cilin mund t’i humbisni shpejt 10 kilogramë

Erzana Fazliu

A iku “ajka” e punëtorëve në vitin 2024?

Erzana Fazliu