Telenews

Murati: Paga mesatare është rritur për 104 euro, bie miti se me qeveritë tjera pagat rriteshin për të gjithë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë një postim pas publikimit të raportit “Niveli I Pagave në Kosovë” nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sipas të cilit paga mesatare bruto në Kosovë për vitin 2023 ishin 570 euro.

Murati ka thënë se rritja më e madhe e pagës mesatare ka ndodhur me Qeverinë Kurti, saktësisht 2023 dhe 2022.

“Paga mesatare bruto, për të gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe privat, në 3 vitet e fundit është rritur për 104 euro, përderisa në qeverisjet e kaluara për 7 vite ishte rritur vetëm 94 euro. Rritja më e madhe e pagës mesatare ka ndodhur në vitet 2023 me 9.4% dhe 2022 me 7.6%, pra dy vitet e Qeverisë Kurti. Kjo demanton gjithë propagandën që kemi dëgjuar lart e poshtë nëpër studio televizive nga opozita, duke thënë se s’ka pasur rritje të pagave”, ka shkruar Murati.

Sipas tij, qeveritë e kaluara kanë rritur pagat në sektorin publik vetëm në kohë fushate zgjedhore.

“ Miti se me qeveritë e kaluara rriteshin pagat për të gjithë, bie përfundimisht. Përderisa është e vërtetë se në vite të caktuara kishte pasur rritje të pagave në sektorin publik me vendime në kohë fushate zgjedhore, të dhënat e dëshmojnë se kjo rritje ishte bërë në kurriz të sektorit privat. Kjo gjë shihet qartë në vitin 2014, kur pagat në sektorin publik ishin rritur me vendim qeveritar gjatë fushatës, mirëpo mesatarja në tërë ekonominë, përfshirë sektorin publik dhe privat, ishte rritur vetëm 4.4%”, ka shkruar tutje ai.

 

Të ngajshme

Ndahen për fundvit nga 100 euro për fëmijët deri në 16-vjeç dhe pensionistët

KushtrimGuraj

Ballkani Perëndimor: Nuk ka premtime konkrete për datën e anëtarësimit në BE

KushtrimGuraj

Motra e Olta Gixharit, Gerta bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

Erzana Fazliu