Telenews

Serbia thotë se e ka ndaluar një ish-pjesëtar të UÇK-së në Horgosht

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se kanë ndaluar një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me inicialet M.I. në pikën kufitare të Horgoshtit të shtunën në mëngjes, raporton “Danas”.

Pika kufitare e Horgoshtit lidh Serbinë me Hungarinë.

Daçiqi ka pretenduar se ish-pjesëtari i UÇK-së dyshohet për “krime lufte”.

Sipas ministrit të Brendshëm serb, të arrestuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.  

KOHA ka dërguar pyetje te Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Zyra Ndërlidhëse në Beograd. Posa të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.

Të ngajshme

Fushë-Kosovë: Thirret Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal

KushtrimGuraj

Të dielën protestë në Oslo të Norvegjisë kundër vendimit të Speciales –

KushtrimGuraj

Konjufca në New York: Padrejtësia e Speciales prek kauzën e Kosovës për çlirim dhe liri –

KushtrimGuraj