Telenews

Putini mbetet pa ‘rripin e zi’, Federata ndërkombëtare e Taekwondos ia heq atë!

Pas sulmeve të shtetit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe një lufte e cila duket se po thellohet çdo ditë e më shumë, e gjithë bota vazhdon ta godasë me sanksione të ashpra shtetin e drejtuar nga Vladimir Putin.
Bota e sportit ka pasur një reagim të ngjashëm: Rusia u përjashtua nga kualifikimet për Kupën e Botës të futbollit të këtij viti dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) u ka kërkuar federatave të përjashtojnë atletët nga Rusia, si dhe nga aleati i saj Bjellorusia.

‘Taekwondo Botërore’, e cila qeveris federatat ndërkombëtare për këtë sport, ishte e fundit që dënoi Putinin, duke thënë të martën se veprimet e Moskës ishin kundër vizionit të sportit: “Paqja është më e çmuar se triumfi”.
“Në këtë aspekt, Taekwondo Botërore ka vendosur të tërheqë rripin e zi të nderit që i është dhënë z. Vladimir Putin në nëntor 2013”, tha organi me bazë në Seul në një deklaratë zyrtare.
Ai shtoi se ngjarjet zyrtare të taekwondo-së nuk do të organizohen në Rusi apo Bjellorusi.
 

Të ngajshme

Një tjetër portier ia mbyll derën Kosovës, ëndërron Zvicrën

Valjeta Turkaj

Kosova dhe Shqipëria intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Valjeta Turkaj

Infantino uron Kosovën për 10-vjetorin në FIFA: Futbolli kosovar ka vazhduar të rritet 

KushtrimGuraj