Telenews

Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu

Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore.

Kërkesën e tij do ta shqyrtojë gjyqtarja Suela Lika.

Avokatët në kërkesën e tyre janë bazuar në nenin 59/a pika c e Kodit Penal sipas të cilit, për dënime të mbetura nën dy vite mund të lejohet qëndrimi në shtëpi për shkaqe shëndetësore.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit u dënua me 3 vite burgim, ndërkohë që i kanë mbetur për të vuajtur 1.2 vite burg.

Safet Gjici është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, shkruan TopChannel.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj