Telenews

Bleona Qereti takon Donald Trumpin

Këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti është takuar me kandidatin republikan për president të Amerikës, Donald Trump.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa fotografive të postuara në Instagram, duke treguar se ishte pjesë e fushatës së tij në mitingun me shqiptarët në Amerikë.

“Komuniteti shqiptar ka qenë gjithmonë i njohur për pavarësinë e tij të fortë, besnikërinë e palëkundur dhe vlerat e thella të nderit, Zotit, vendit dhe familjes. Gjatë historisë, ne kemi qëndruar pranë atyre që shtrijnë dorën në miqësi, dhe mbështetja jonë për Amerikën nuk është ndryshe. Natyrisht, shqiptarët janë republikanë të vendosur, të tërhequr nga vlerat e lëvizjes MAGA dhe drejtimi guximtar i presidentit Donald Trump”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Kjo nuk është hera e parë që artistja ka takuar Trumpin.

 

Të ngajshme

ATK ka një njoftim të rëndësishëm për bizneset

Rrezarta Ramaj

Gruaja e Bleros reagon pas rastit në Pejë: Sa shumë duhet të bërtasë një grua për t’u dëgjuar?

Rrezarta Ramaj

“Barcelona beson se Yamal nuk do ta fitojë Topin e Artë”

Rrezarta Ramaj