Telenews

Maqedonci takon Hovenierin: Bashkëpunimi ynë mbetet prioritet i dyanshëm

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim të enjten ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, që thuhet se mbetet prioritet i dyanshëm.

“Me Ambasadorin Hovenier diskutuam për bashkëpunimin e vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë. U pajtuam që thellimi i bashkëpunimit të vazhdoj të mbetet prioritet i dyanshëm”, thuhet në postimin e Maqedoncit në Facebook.

Tutje bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për luftën e popullit të Ukrainës si dhe kontributin aktiv të Kosovës si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

“SHBA-ja është mbështetësi kryesor i Republikës së Kosovës në te gjitha fushat”, është shprehur tutje ai.

Të ngajshme

Sa po ndikojnë rrjetet sociale në jetën tonë të përditshme?

Rrezarta Ramaj

Horoskopi ditor për sot, 10 tetor 2026: Çfarë kanë rezervuar yjet për të gjitha shenjat e zodiakut?

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 10 tetor

Rrezarta Ramaj