Telenews

Valon Murseli vlerësohet si asambleisti me performancën më të lartë në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës

Valon Murseli është vlerësuar si asambleisti me performancën më të lartë në Kuvendin Komunal të Fushë-Kosovës për periudhën korrik–shtator 2026, sipas monitorimit të organizatës KLGI.
Sipas tabelës së publikuar të vlerësimit, Murseli renditet në vendin e parë me një mesatare prej 5.4 pikësh, duke lënë pas asambleistët e tjerë të Kuvendit Komunal.
Në vendin e dytë renditet Dardane Sogijeva Shala me 4.4 pikë, ndërsa vendin e tretë e zë Aida Alimi me 4.0 pikë. Në vendin e katërt renditet Ali Ismaili me 4.0 pikë, ndërsa Etik Berjani pozicionohet në vendin e pestë me 2.1 pikë.
Pas publikimit të rezultateve, Valon Murseli ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, besimin dhe mbështetjen e dhënë, duke theksuar se angazhimi i tij do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.
“Puna jonë nuk do të ndalet dhe do të vazhdoj të jem zëri juaj në Kuvend”, ka shkruar Murseli në reagimin e tij.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se në këtë vlerësim nuk janë përfshirë shefat e grupeve, sipas arsyetimit të dhënë nga organizata monitoruese.
Murseli ka shprehur edhe vlerësimin e tij për angazhimin dhe përfaqësimin e shefit të Grupit të Asamblistëve të PDK-së, Migjen Kolshi, duke theksuar rëndësinë e punës dhe përfaqësimit në Kuvend.
Në fund, ai ka ritheksuar përkushtimin për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve të Fushë-Kosovës, duke u zotuar se do të mbetet zë i tyre në Kuvendin Komunal.

Të ngajshme

Presidentja Shiroka Pula takohet me komandantin e FSK-së, në fokus zhvillimet e sigurisë –

KushtrimGuraj

E rëndë: Shtatë gra u vranë në Kosovë nga janari deri në tetor – rastet që tronditën vendin –

KushtrimGuraj

Detaje të reja rreth vrasjes në Gjilan/ Burri dyshohet se vrau gruan, mikun dhe plagosi tre të tjerë

Rrezarta Ramaj