Telenews

Ferizaji me fitore të madhe në Gjilan

Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në udhëtim tek Gjilani në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit kosovar.

Ky takim e hapi xhiron e nëntë në Superligën e Kosovës teksa nga dy takime të tjera do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Mysafirët që nga minuta e parë treguan se nuk kishin ardhur në Gjilan për shëtitje, duke rrezikuar portën e Kenan Haxhihamzës në disa raste.

Për golin e epërsisë u përkujdes Edon Sadriu i cili në minutën e 15-të shënoi për rezultatin 1-0 pas një aksioni të bukur të ferizajasve.

Pak minuta para se gjyqtari të sinjalizonte për përfundimin e pjesës së parë, Ferizaj gjeti edhe golin e dytë, këtë herë me anë të Abdul i cili realizoi për 2-0.

Avantazhi prej dy golave nuk e zmbrapsi aspak Ferizajn të cilët në minutën e 50-të tundën edhe një herë tjetër rrjetën me Edon Sadriun, por goli u anulua nga VAR-i për ndërhyrje të palejuar gjatë ndërtimit të aksionit.

Vendasit arritën që të shënojnë gol me anë të Senad Jarovic i cili shënoi me kokë në minutën e 71-të për rezultatin 2-1.

Kjo ishte e tëra çfarë mund të bënin gjilanasit pasi mysafirët ia dolën që të rezistojnë deri në fund duke ruajtur epërsinë që e krijuan në pjesën e parë.

Të besuarit e Ardian Nuhiut e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë në fushë pas përjashtimit me karton të kuq të Jamal Aragos dhe Besir Ramadanit.

Pas javës së nëntë Gjilani zbret në pozitën e tetë me nëntë pikë, teksa Ferizaj tashmë ka marrë vendin e shtatë me 10 sosh.

Të ngajshme

Muharremaj zbulon detaje për stadiumin e ri të Suharekës

Donat Hashani

Këta janë futbollistët më të paguar në botë aktualisht

Donat Hashani

“Forbes” publikon listën, ja kush janë futbollistët më të paguar në botë

Erzana Fazliu