Sonte (e premte) nis aventura e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Plot banorë pritet të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, për një aventurë 100 ditore, në tentim për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Edicioni i tretë është gati të fillojë me surpriza të reja, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran.
Këtë herë, pritet një përballje e madhe mes VIP-ave që do të sfidojnë veten, njëri-tjetrin dhe rregullat e lojës për të fituar zemrat e publikut dhe çmimin e madh.
Qëndroni me ne për t’i parë ekskluzivisht momentet më të forta dhe për të mbështetur të preferuarit tuaj!
- Para 58 min
Prezantohet opinionistja e parë – Olta Gixhari
- Para 50 min
Nis zyrtarisht edicioni i tretë i BBVK
Para 58 min
Prezantohet opinionistja e parë – Olta Gixhari
Aktorja Olta Gixhari është prezantuar si opinionistja e parë e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, ku u shqua si një nga konkurrentet më të forta të atij edicioni.
Para 50 min
Nis zyrtarisht edicioni i tretë i BBVK
Tashmë ka nisur edhe zyrtarisht edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me prezantues Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti.
Gjersa opinionistë të këtij edicioni janë gazetari Milaim Zeka dhe aktorja Olta Gixhari.