Telenews

Muja rizgjidhet kryetar i Federatës së Mundjes të Kosovës

Naim Muja e ka fituar besimin e delegatëve për të udhëhequr edhe për katër vjet Federatën e Mundjes e Kosovës (FMK). Kuvendi Zgjedhor u mbajt të martën.

“Naim Muja është rizgjedhur kryetar i Federatës së Mundjes të Kosovës mandat të ri katërvjeçar. Me një prezencë prej 24 delegatëve nga gjithsej 27 sa numëron kjo federatë, Kuvendi me vota unanime ka zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e Bordit”, shkruan FMK-ja të martën.

Nënkryetar i parë u zgjodh Mustafë Syla, kurse nënkryetar i dytë, Orhan Xhemaili.

Isa Berisha, Skënder Nikoci dhe Eshref Kuka u zgjodhën anëtar të Bordit.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 9 tetor

Rrezarta Ramaj

Gjendet pa shenja jete i moshuari që u zhduk pak ditë më parë

Rrezarta Ramaj

Maarif sjell risi në arsimin kosovar, inteligjenca artificiale futet në kurrikulë

Rrezarta Ramaj