Telenews

Sulmi ndaj Muhaxherit, reagon deputeti i VV’së: Akt i shëmtuar dhe i pabesë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëendosje, Gramos Agusholli, ka reaguar pas sulmit ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, duke e quajtur këtë si akt të shëmtuar dhe të pabesë, raporton Express.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin masat e nevojshem për të sjellë autorët para drejtësisë.

“Pavarësisht dallimeve apo pakënaqësive, siguria dhe shëndeti i kryetarit të qytetit duhet të jetë prioritet për të gjithë”, ka shkruar Agusholli.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, ka thënë për Gazetën Express se Muhaxheri është sulmuar fizikisht në mëngjes dhe se Policia e ka dërguar në Spital për të parë natyrën e lëndimeve.

“Informata është ende jo zyrtare, por ka qenë i sulmum fizikisht në mëngjes nga një person edhe policia e ka dërgu Kryetarin në Spital për me pa natyrën e lëndimeve. Tash prokuroren e dërgova në vend të ngjarjes dhe të kontakton direkt me kryetarin. Personi që e ka sulmu është ndalu dhe tani do të vazhdojmë me masa ndaj tij”, ka deklaruar Kurmehaj për Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga  perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

Të ngajshme

Për dhjetë muaj u aprovuan 944 urdhra mbrojtës, 90 raste të dhunës në familje patën epilog lirues

Rrezarta Ramaj

Gjyqtari shprehu gatishmëri që t’ia fshihte ekspertizën kompanisë së sigurimeve –

KushtrimGuraj

Familja e Adem Ademit pas identifikimit: Babai ynë do të prehet në paqe me dinjitetin që i takon –

KushtrimGuraj