Telenews

Stoltenberg dënon sulmin kundër centralit bërthamor në Ukrainë

Ministrat e Jashtëm Perëndimorë janë duke u mbledhur në Bruksel për të vlerësuar reagimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë.
Duke folur teksa mirëpriti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë granatimin e një termocentrali bërthamor, shkruan BBC.
Zaporizhzhia – centrali bërthamor më i madh në Evropë – është tani nën kontrollin rus.
“Ne dënojmë sulmet ndaj civilëve dhe brenda natës kemi parë gjithashtu raporte për sulmin kundër një centrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë që Rusia të tërheqë të gjitha trupat e saj dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, ka thënë Stoltenberg.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 maj

Erzana Fazliu

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv

Valjeta Turkaj

Tragjedi në Holandë: Gruaja shqiptare vritet nga bashkëshorti në rrethana makaber

Valjeta Turkaj