Telenews

U njoftua për largim nga kombëtarja e Kosovës përmes telefonit, Anneli Andersen rrëfen detaje

Emisioni “Favorit” ka siguruar një intervistë me ish-selektoren e Kosovës në futboll te vajzat, Anneli Andersen.

Ajo ka thënë se u largua pa njoftim paraprak, përveçse një telefonate dyminutëshe.

“Më njoftuan për ndërprejen e bashkëpunimit përmes një telefonate 2 minutëshe. S’pata mundësi për t’i dhënë lamtumirën lojtareve të Kosovës. Kontrata ime normalisht do të përfundonte në nëntor të këtij viti”, tha ajo.

Ajo ka edhe një “mesazh” për lojtaret e Kosovës që i kishte udhëhequr.

“Shpresoj që të më kontaktojnë shpesh, unë do të jem e gatshme për to gjithmonë, do t’u jem ndihmë në karrierën e tyre”, përfundoi ajo.

Para pak ditësh, FFK-ja u përgjigj për “Gazetën Express” kishte thënë se kontrata e trajnerës suedeze kishte përfunduar, dhe se kishin zgjedhur për një selektor të ri.

FFK-ja kishte zyrtarizuar në krye të Kosovës A te vajzat Sami Sermaxhajn, i cili më herët ishte trajner te grupmoshat e reja të Kosovës.

Të ngajshme

“Duhet të ndryshojë, përndryshe do ta ketë vështirë”, vjen paralajmërimi për Viniciusin

Rrezarta Ramaj

Udinese emëron Paolo Zanettin trajner të ri pas shkarkimit të Runjaićit –

KushtrimGuraj

Rikthehet Neueri, Bayerni publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Atleticos

Rrezarta Ramaj