Telenews

Prokuroria me detaje për ngjarjen në Prishtinë, ku vëllai theri për vdekje vëllanë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Prishtinë, ku Gent Myftari dyshohet se ka therur për vdekjen vëllanë e tij, Auron Myftarit.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga policia dhe trupi i pajetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë autopsia.

“Prokurorinë Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurorja kujdestare dje në mbrëmje nga Policia e Kosovës është njoftuar se  në rrugën “Tirana” në Prishtinë ka ndodhur një therje me thikë ku viktima ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes.

“Prokurorja kujdestare ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me hetuesit policor kanë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me urdhër të prokurorit të shtetit është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes nga Policia e Kosovës, po ashtu me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i gjetur në vendin e ngjarjes është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të iu bërë autopsia”, thuhet në njoftim.

Prokuroria ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar, derisa bëhet e ditur se motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura, përcjell Klankosova.tv.

“Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një (1) person”.

“Brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin për këtë rast”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë.

Vërejtje:

Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

“Duhet të ndryshojë, përndryshe do ta ketë vështirë”, vjen paralajmërimi për Viniciusin

Rrezarta Ramaj

Shifra shqetësuese të dhunës në familje, raste të shumta raportohen brenda 24 orëve

Rrezarta Ramaj

I kanosi policët gjatë shqiptimit të tiketës, përfundon në mbajtje

Rrezarta Ramaj