Telenews

Trusti humb 90 milionë euro nga kriza në tregjet ndërkombëtare financiare

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (TRUST) ka filluar ta ndjejë krizën e tregjeve ndërkombëtare financiare pas pushtimit rus në Ukrainë, duke humbur miliona euro në investimet e tij jashtë vendit.
Gjithsej 90 milionë euro është shuma që Trusti thotë se ka humbur nga investimet në tregjet e jashtme, vetëm qe 7 ditë nga fillimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Jeton Demi nga Trusti ka thënë për mediat dje se agresioni ushtarak rus në Ukrainë, ka prekur edhe pjesën e investimeve të Trustit në tregjet evropiane dhe ato në SHBA, me një tkurrje përreth 4 për qind, ndonëse ka thënë se lëvizjet dhe rëniet e vlerës në investime, për momentin kanë qenë të pritshme dhe të arsyeshme për situatën që kemi.
Kjo sipas tij, ka nodhur për shkakun se shumica e investimeve të Trustit janë të alokuara në tregjet e Evropës dhe ato të SHBA-ve, tregje këto që janë ndikuar nga vënia e sanksioneve nga të gjitha vendet ndaj institucioneve financiare ruse, përcjell Buletini Ekonomik.
Mirëpo, ai shton se pas kësaj krize, ata kanë ndërmarrë masa që të paktën kontributdhënësit që janë në prag të pensionimit të mos preken nga kjo humbje.
Si njëra prej zgjidhjeve të Bordit drejtues të Trustit, Demi thotë se ka qenë vendimi që të gjithë kontribuuesit që kanë arritur moshën 63.5 vjeçare, nga data 16 shkurt i këtij viti, do të kalojnë në një plan investues konservativ dhe mjetet e tyre nuk do të preken nga lëvizjet në tregjet financiare ndërkombëtare, por do të jenë pjesë e investimeve të Trustit në bonot e thesarit të Kosovës, të cilat sipas zëdhënësit të Trustit, historikisht kanë pasur një kthim nga investimet rreth 3 për qind.
“Pra, kjo është masa më e re që ka qenë e projektuar dhe e punuar për disa vjet nga Trusti, që të kemi mbrojtje më të lartë të kontribuueseve që janë më afër pensionit dhe që nuk kanë kohë të rikuperojnë rëniet ose luhatjet eventuale”, ka thënë Demi.
Megjithëkëtë, nga Trusti thonë se duke qenë se jemi pas një viti me rritje shumë të lartë, ku vetëm në vitin 2021 Trusti ka shënuar rritje me gati 11 për qind ose rreth 220 milionë euro kthim pozitiv nga investimet, ende ka hapësirë për t’u mos u alarmuar, pasi që masat e mara nga bordi drejtues kanë qenë në nivel të detyrës së shqetësimit dhe ndjeshmërisë së situatës së re.
“Gjithçka në jetën tonë po preket shumë më fuqishëm se sa mjetet pensionale, kështu që shumë çka po na kushton shumë më shtrenjtë. Fjalori i përdorur së fundmi nga liderët e shteteve bërthamore përfshirë sidomos Rusinë që ka përmendur mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore është një alarm shumë i fortë dhe që prek sigurinë dhe cenon sigurinë investuese globale”, është shprehur Demi. /Buletini Ekonomik/

Të ngajshme

Arrestohet ministri i Dodikut, ky e akuzon Prokurorinë se dëshiron ta destabilizojë Republika Srpskan

Erzana Fazliu

Abdixhiku prezanton katër projekte kulturore: Do të kushtojnë rreth 60 milionë euro

Erzana Fazliu

“Refuzimi i 100 eurove të fëmijëve”, Hykmetja, Hekuranit: S’janë paratë e tua dështak

Erzana Fazliu