Telenews

UEFA e dënon rëndë Serbinë për thirrjet anti-Kosovë

Ashtu si pritej, Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar rëndë nga UEFA për shkeljet e bëra në ndeshjen e 12 tetorit ndaj Zvicrës.

Gjatë asaj ndeshjeje kishte thirrje të vazhdueshme anti-Kosovë nga tifozët serbë. Dhe UEFA të premten mori vendimet lidhur me shkeljet e bëra nga huliganët serbë.

Serbia e Zvicra ishin takuar më 12 tetor në Leskovc. Serbët e kanë fituar 2:0 atë ndeshje të Ligës së Kombeve. Në fushë te Zvicra ishte Granit Xhaka, që është fishkëllyer sa herë që ka pasur kontakt me topin. Fishkëllima kishte edhe me rastin e intonimit të himnit të Zvicrës.

Në fakt federata serbe është përballur me tri akuza: transmetimi i mesazhit që nuk është i përshtatshëm për ngjarje sportive; sjellje raciste dhe sjellje diskriminuese, trazia gjatë himneve kombëtare.

Për të tri akuzat është shpallur fajtore.

Për sjellje diskriminuese të tifozëve të saj, Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar me 25 mijë euro dhe me mbyllje të pjesërishme të stadiumit për ndeshjen e ardhshme. Por pjesa e dytë e dënimit, për mbyllje të 4000 vendeve në stadium, është me kusht për dy vjet.

Për shkak se u fishkëllye himni i Zvicrës nga tifozët serbe, Federata e Futbollit e Serbisë është gjobitur me 10 mijë euro. 

Të ngajshme

Kurti përuroi rrugën në një fshat të komunës, nuk e ftoi kryetarin e Dragashit

KushtrimGuraj

Cilin ligj e shkeli Qeveria Kurti për të rritur pagat në prag të zgjedhjeve?

KushtrimGuraj

ZPS-ja largon 12 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerët

Erzana Fazliu