Telenews

Lushtaku e uron Trumpin për fitore me foto të tij krah Thaçit e Veselit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe i biri i ish deputetit Sami Lushtaku, Mergim Lushtaku, e ka uruar Donald Trumpin për fitore në garën për president të Amerikës.

Ai postoi një fotografi në Facebook ku Donald Trump shihet me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin disa vjet më parë.

“Urime Amerikës për një tjetër fitore të demokracisë dhe Presidentit Donald Trump për besimin e ri të popullit amerikan! Ky moment historik është një mundësi për të thelluar partneritetin mes Kosovës dhe SHBA-ve, duke ndërtuar mbi miqësinë e fuqishme dhe përkushtimin për paqe e zhvillim. Të bashkuar për një të ardhme më të ndritur dhe për një botë më të drejtë”, ka shkruar Lushtaku.

Të ngajshme

Gucati me dedikim prekës për vajzën e tij: Pusho në dritë, do mbetesh gjithmonë brenda meje!

Rrezarta Ramaj

Rrustem Mustafa: Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj