Telenews

Dhjetë komuna mund të përballen me mungesë pagash në nëntor, ky është shkaku

Zyrtarët publikë të mbi 10 komunave të Kosovës rrezikojnë të mbesin pa paga të muajit nëntor si shkak i kontratës kolektivë.

Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Për Ekonomia Online, ai ka thënë se në bazë të të dhënave që kanë, si shkak i kontratës kolektive janë mbi 122 milionë euro që sipas tij u janë marrë komunave padrejtësisht. Ai ka deklaruar se këto mjete u janë marrë komunave nga investimet kapitale, subvencionet dhe nga mallrat dhe shërbimet.

“Problem kryesor i komunave për momentin është kontrata kolektive edhe zbatimi i saj. Në bazë të kalkulimeve që i kemi, mbi 122 milionë euro u janë marrë komunave padrejtësisht ku shumica absolute  e këtyre mjeteve janë marrë nga investimet kapitale, subvencionet dhe nga mallrat dhe shërbimet. Në muajin nëntor jemi, në bazë të informatave që kemi mbi 10 komuna rrezikojnë që në fund të muajit zyrtarët publikë në nivelin lokal të mbesin pa paga, apo një pjesë e tyre”, ka thënë Ibrahimi.

Sipas tij, situatë edhe më e rëndë do të mbretërojë në fund të vitit, pasi “shumica absolute e komunave kanë minus në kategorinë për paga dhe shtesa”.

“Në bazë të informatave që posedojmë nga komunat e Kosovës, situata do të përkeqësohet ka fundi i muajit dhjetor sepse në bazë të informatave që kemi shumica absolute e komunave kanë minus në kategorinë për paga dhe shtesa. Kjo do ta bëjë një situatë tepër të pa lakmueshme ndaj zyrtarëve publikë në nivel lokal sepse ka gjasa që edhe ata të bien para një pozite ku nuk kanë mundësi që ta marrin pagën”, ka thënë tutje Ibrahimi.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së ka thënë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndajë mjete buxhetore për shpenzimet për pagat dhe shtesa për zyrtarët publikë për komunat e Kosovës, njëjtë siç ka vepruar javën e kaluar duke ndarë buxhet për komunën e Kamenicës dhe Vitisë.

“Kjo ka ndodhur në dy komuna të Kosovës, pra në komunën e Vitisë dhe të Kamenicës, mirëpo fatmirësisht qeveria në këtë rast ka reaguar dhe për muajin tetor i ka mbuluar shpenzimet për paga dhe shtesat për zyrtarët publikë të këtyre dy komunave. Neve si Asociacion kërkojmë, sepse përgjegjës për ndarjen e pagave në nivel të Kosovës për të gjithë zyrtarët publikë është niveli qendror. Pra, është Qeveria e Kosovës dhe ne vetëm kemi adresuar një kërkesë të kryeministri Albin Kurti dhe ministri Hekuran Murati, që të njëjtin veprim që kanë ndërmarrë ndaj komunës së Vitisë dhe Kamenicës, ta ndërmarrin edhe ndaj komunave të tjera të cilat kanë minus në kategorinë për paga dhe shtesa. Kjo është e arsyeshme edhe qeveria ka obligim që të mendojë për këtë çështje sepse kontratat kolektive janë nënshkruar nga niveli qendror e jo nga niveli lokal”, ka thënë ai.

Ibrahimi ka thënë po ashtu se kanë kërkuar edhe nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që gjatë shqyrtimit të buxhetit për vitin 2025 ta parashohin një vijë buxhetore për mbulimin e kostos financiare që buron nga kontrata kolektive.

Të ngajshme

Kur do t’i prodhojë Kosova plumbat e saj, Maqedonci: Na duhet pak më shumë se një vit

KushtrimGuraj

Ky është parashikimi i motit në Kosovë

KushtrimGuraj

Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë

KushtrimGuraj