Telenews

Stoltenberg komenton fitoren e Trumpit në SHBA

Ish-sekretari i NATO-s, Jens Stoltelberg, në një shkrim autorial në Financial Times ka shkruar për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe për frikën që ka shkaktuar rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Stoltenberg ka thënë se në shkrimin e tij në FT argumenton se pse s’duhet Evropa të dëshpërohet nga fitorja e Trump dhe sipas tij, kthimi i ish-presidentit në Shtëpinë e Bardhë është moment që sfidon Evropën për të dëshmuar se është partnere e vërtetë dhe jo përfitues nga angazhimi i dikujt tjetër.

”Populli amerikan ka folur. Përtej Atlantikut, shumë janë të shqetësuar për angazhimin e SHBA-së ndaj sigurisë evropiane. Në FT , argumentoj se nuk duhet të dëshpërohemi. Kthimi i Presidentit Trump na sfidon të dëshmojmë se jemi partnerë të vërtetë, jo përfitues pa kontribut”, ka shkruar Stoltelberg.

Të ngajshme

Sot fillon zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

KushtrimGuraj

Mungesa e barnave për pacientët në QKUK – Ministri Vitia: Të gjitha barnat që gjenden në stokun e SHSKUK-së tashmë janë publike

KushtrimGuraj

Sot temperatura deri 18°C

KushtrimGuraj