Telenews

Trafik i rënduar në Ranën e Hedhun, mijëra pushues të bllokuar në aksin Lezhë–Milot

Mijëra pushues dhe turistë kanë mbetur të bllokuar prej orësh në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Fundjava ka sjellë një fluks të madh automjetesh, duke shkaktuar kolona të gjata dhe vështirësi të mëdha në qarkullim.

Situata është bërë edhe më e rëndë për familjet, pasi në automjetet e mbetura në trafik ndodhen edhe fëmijë të vegjël.

Qytetarët raportojnë se kanë qëndruar të bllokuar për rreth dy orë, pa mundur të lëvizin normalisht.

Kolonat e trafikut shtrihen për kilometra të tëra, nga Rana e Hedhun deri në aksin Lezhë–Milot./RTSH

Të ngajshme

Dellova tregon klasin e tij, debuton me asist në Superligën e Turqisë

Yllka Gashi

Plagoset me thikë një kosovar në Vjenë, dërgohet në spital

Yllka Gashi

Në 34 lokacione të reja vendosen kamerat në Prishtinë, së shpejti do të ketë edhe radarë

Yllka Gashi