Telenews

Dogana zbulon mbi 63 mijë euro të padeklaruara në autobusin Gjermani–Kosovë –

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në pikëkalimin kufitar në Merdarë janë zbuluar 63 mijë e 400 euro të padeklaruara në një autobus që po qarkullonte në relacionin Gjermani–Kosovë.

Sipas njoftimit, zyrtarët doganorë kanë zhvilluar të dielën kontrolle më të detajuara ndaj autobusëve që hynin në Kosovë.

Gjatë kontrollit të njërit prej autobusëve, paratë janë gjetur të fshehura në bagazhin personal të drejtuesit.

“Gjatë kontrollit të një autobusi që qarkullonte në relacionin Gjermani–Kosovë, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 63,400.00 euro të padeklaruara. Paratë ishin fshehur në bagazhin personal të drejtuesit të autobusit”, thuhet në njoftim.

Mjetet monetare janë ndaluar, ndërsa rasti është iniciuar për trajtim të mëtejmë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana ka rikujtuar se bartja e mjeteve monetare përtej kufirit duhet të deklarohet sipas kërkesave ligjore, ndërsa ka paralajmëruar se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë.

Të ngajshme

Vetura përfshihet nga zjarri në Gjakovë, intervenojnë zjarrfikësit –

KushtrimGuraj

Pas dorëzimit në Polici, Prokuroria kërkon paraburgim për Vezir Hazirajn –

KushtrimGuraj

PDK reagon pas mbylljes së dyerve të Kuvendit: Republika po mbahet peng nga Albin Kurti –

KushtrimGuraj