Telenews

Tragjedi në Hungari, 12 të vdekur pasi autobusi doli nga rruga dhe u përmbys –

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë lënduar rëndë në një aksident të rëndë trafiku në Hungari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të së dielës në autostradën M3, pranë Mezökeresztes, rreth 140 kilometra në lindje të Budapestit.

Autobusi, në të cilin ndodheshin 59 persona, përfshirë 57 turistë dhe dy shoferë, doli nga rruga, u përmbys dhe përfundoi në një kanal.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se shoferi kishte fjetur në timon dhe si pasojë kishte humbur kontrollin mbi autobusin.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 35 persona nga autobusi, ndërsa disa të tjerë kishin mbetur të bllokuar nën të.

Për nxjerrjen e autobusit nga kanali janë përdorur edhe vinça.

Shoferi është arrestuar, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Të ngajshme

SHBA zbut objektivat në luftën me Iranin, Vance vë në fokus çmimet e naftës dhe armët bërthamore –

KushtrimGuraj

Avioni i NATO-s rrëzon dronin që hyri ilegalisht në hapësirën ajrore të Rumanisë –

KushtrimGuraj

Reshje rekord në Japoni, të paktën katër të vdekur

Yllka Gashi