Telenews

Tajvani në alarm nga tajfuni Champi, të paktën një viktimë e qindra fluturime të anuluara

Tajvani është vënë në gjendje gatishmërie për shkak të tajfunit të fuqishëm Champi, i cili po kalon pranë bregut lindor të ishullit, duke sjellë reshje të dendura shiu dhe erëra me shpejtësi deri në 191 kilometra në orë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg zonave bregdetare dhe atyre malore, ndërsa kanë nisur evakuimin e banorëve në verilindje të vendit, pranë një dige natyrore të krijuar nga rrëshqitjet e dheut, e cila rrezikon të shembet për shkak të stuhisë.

Si pasojë e kushteve të rënda atmosferike, qindra fluturime në Tajvan dhe në Japoninë fqinje janë anuluar, duke shkaktuar probleme për mijëra pasagjerë, shkruan BBC,.

Ndërkohë, të paktën një person ka humbur jetën në Tajvan, pasi është marrë nga dallgët e fuqishme, sipas autoriteteve.

Tajfuni Champi vjen në një periudhë kur rajoni po përballet me një varg stuhish të fuqishme.

Ngrohja e Oqeanit Paqësor dhe zhvillimi i fenomenit klimatik Super El Nino mund të ndikojnë në intensitetin e stuhive tropikale, duke shtuar shqetësimet për rreziqet që paraqesin ato për popullsinë dhe infrastrukturën.

 

Të ngajshme

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Rrezarta Ramaj

‘Fluturon’ çmimi i naftës, arrin nivelin më të lartë në pesë muaj

Rrezarta Ramaj

Vaksina eksperimentale me mRNA ul me 42% rrezikun e rikthimit të melanomës

Rrezarta Ramaj