Telenews

Kompania “Pastrimi” del me apel: Mos hidhni xhama në kontejnerë, lëndohen punëtorët

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka ngritur shqetësimin për hedhjen e mbeturinave inerte dhe xhamave në kontejnerët e destinuar për mbeturina të zakonshme, duke paralajmëruar për rrezikun që ato paraqesin për punëtorët e pastrimit.

Sipas një qytetareje, rasti ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën “Ukshin Kovaçica”, ku dy persona, me një kamionetë, dyshohet se kanë hedhur mbeturina inerte dhe xhama në kontejnerë.

Qytetarja ka tërhequr vëmendjen se xhamat mund të shkaktojnë prerje dhe lëndime te punëtorët gjatë grumbullimit dhe largimit të mbeturinave.

Përmes këtij paralajmërimi, kërkohet nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të mos hedhin xhama apo mbeturina të rrezikshme në kontejnerët e zakonshëm, për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve të pastrimit.

Të ngajshme

Vaksina eksperimentale me mRNA ul me 42% rrezikun e rikthimit të melanomës

Rrezarta Ramaj

Tajvani në alarm nga tajfuni Champi, të paktën një viktimë e qindra fluturime të anuluara

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka Pula merr pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez

Rrezarta Ramaj