Harry Kane është renditur i pari në një votim të organizuar nga mediumi prestigjioz sportiv “The Athletic”, ku 100 përfaqësues të botës së futbollit kanë dhënë mendimin e tyre për fituesin e mundshëm të Topit të Artë.
Në këtë votim morën pjesë futbollistë, trajnerë, drejtorë sportivë, skautë, presidentë klubesh dhe drejtues të tjerë të futbollit.
Sulmuesi anglez zuri vendin e parë, duke lënë pas talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, i cili u rendit i dyti. Në vendin e tretë përfundoi ylli francez Kylian Mbappé.
Në dhjetëshen e parë gjenden edhe Michael Olise, Lionel Messi, Rodri, Khvicha Kvaratskhelia, Erling Haaland, Ousmane Dembélé dhe Jude Bellingham.
Lista e plotë me 30 futbollistë përfshin gjithashtu emra të njohur si Vinícius Júnior, Bruno Fernandes, Declan Rice, Lautaro Martínez dhe Sadio Mané.
Megjithatë, ky votim pasqyron vetëm mendimet e 100 personave të përfshirë nga “The Athletic” dhe nuk përbën renditjen zyrtare të çmimit Topi i Artë.

