Telenews

‘Fluturon’ çmimi i naftës, arrin nivelin më të lartë në pesë muaj

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë vazhduar të rriten, duke arritur nivelin më të lartë në pesë muaj, mes shqetësimeve për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndërprerjen e mundshme të furnizimit global me energji.

Nafta Brent, që shërben si pikë referimi për tregjet ndërkombëtare, u rrit të premten me 1.2 për qind, duke arritur në 114.47 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 1.4 për qind, në 100.84 dollarë për fuçi, raporton Reuters.

Rritja vjen pas sulmeve të rebelëve Huthi ndaj objektivave në Arabinë Saudite, të cilat kanë shtuar frikën për ndërprerje të furnizimit me naftë nga një prej rajoneve më të rëndësishme prodhuese në botë.

Tensionet janë shtuar edhe në zonat strategjike të transportit detar, përfshirë Ngushticën e Hormuzit dhe Ngushticën Bab el-Mandeb, përmes të cilave kalojnë sasi të konsiderueshme të furnizimeve globale me energji.

Nafta Brent është në rrugë për ta mbyllur javën me rritje për të tretën javë radhazi, ndërsa WTI pritet të regjistrojë javën e dytë radhazi me fitime.

Të ngajshme

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj

KEK-u njofton për ndaljen e njësisë B2 sonte pas mesnate

Rrezarta Ramaj

Tensionet në seancën e djeshme, përjashtohen për 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

Rrezarta Ramaj