Telenews

Tensionet në seancën e djeshme, përjashtohen për 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

Sekretariati i Etikës në Kuvend u mblodh online për të shqyrtuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, për përjashtimin e 20 deputetëve demokratë, pas tensioneve në seancën e djeshme në Parlament.

Mediat në Shqipëri po raportojnë se Etika mori vendim për përjashtim me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së.

Për deputetët që kryesuan sulmet fizike, Noka, Këlliçin, Palokën, Krekën, Boçin e Xhaferrin, PS kërkon 2 muaj përjashtim nga Kuvendi ndërsa për 14 deputetë që bllokuan foltoren, kërkohet 10 ditë përjashtim.

Flamur Noka sulmoi fizikisht kryeparlamentarin Niko Peleshi dhe kreun e Grupit të PS, Taulant Balla, ndërsa deputeti demokrat Fidel Kreka sulmoi me bllokun e votimit ish-ministrin Ervin Hoxha.

Për 14 të tjerët, kërkohet vetëm 10 ditë përjashtim, pasi roli i tyre u kufizua në bllokimin e foltores:

Deputetët Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili, Blendi Himçi kanë marrë pjese në bllokimin e foltores duke penguar zhvillimin e rregullt të seancës plenare.

Kujtojmë se pavarësisht përplasjeve të forta, në seancën plenare të ditës së djeshme u votuan 6 projektligjet e rendit të ditës dhe 3 projektvendime, mes të cilave edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale./Shqiptarja.com/

Të ngajshme

Putin: Bisedimet duhet të garantojnë sigurinë për Rusinë, Ukrainën dhe gjithë Evropën

Rrezarta Ramaj

KEK-u njofton për ndaljen e njësisë B2 sonte pas mesnate

Rrezarta Ramaj

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Rrezarta Ramaj