Telenews

Dukagjini i Ismet Munishit fiton në çastet e fundit

Dukagjini ka arritur të fitojë ndaj Feronikelit ’74 me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Ismet Munishit ka vazhduar formën e mirë duke marrë fitoren e dytë radhazi dhe duke shkuar në pesë ndeshje pa humbje.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por edhe përkundër rasteve portat mbeten të paprekura.

Në pjesën e dytë, përsëri vendasit filluan më mirë duke shënuar gol në minutën e 52-të me anë të Hekuran Berishës, i cili dërgoi ekipin e tij në epërsi 1-0.

Megjithatë, mysafirët u ngjallen pas këtij goli të pranuar duke rrezikuar më shumë dhe duke gjetur në fund golin e barazimit.

Fillimisht patën mundësi në minutën e 65-të me anë të Suad Sahitit, por penalltia e tij u prit nga portieri Altik Muhaxhiri, ndërsa sulmuesi grek, Nikolaos Ioannidis (88’) barazoi shifrat 1-1.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte kështu nuk mendoi edhe Viktor Hugo, i cili shënoi në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitore, Dukagjini e sheh veten në pozitën e gjashtë me 17 pikë, ndërsa Feronikeli renditet i fundit me vetëm tri pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, klinasit luajnë në udhëtim te Malisheva, teksa drenicasit e presin Gjilanin.

Të ngajshme

Ylli kosovar në qendër të vëmendjes, dy klube të mëdha italiane në garë për Zhegrovën

KushtrimGuraj

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para nisjes në Bukuresht

KushtrimGuraj

Plasin polemikat për yllin e sulmit ndaj Shqipërisë

KushtrimGuraj