Telenews

Hamza: Afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani iu bashkuan ekipit tim

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar se rreth 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani i janë bashkuar ekipit të tij.

Hamza thotë se secili prej tyre ka një rrëfim suksesi dhe se me diasporën Kosova mundet më mirë.

“Afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani, sot në Munich iu bashkuan ekipit tim dhe përpjekjeve për ta bërë Kosovën më të mirë.Secili prej tyre ka rrëfime të suksesit. Secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe zhvillimit ekonomik aty ku jeton. Ata kanë arritur të integrohen, të bëhen konkurrues dhe të krijojnë ndërmarrje me dhjetëra të punësuar. Por, pandashëm, me shpirt e zemër, duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës, për atdheun tonë të përbashkët” shkruan Hamza.

Postimi i plotë:

Afër 250 studentë që janë pjesë e universiteteve më të mira në Gjermani, sot në Munich iu bashkuan ekipit tim dhe përpjekjeve për ta bërë Kosovën më të mirë.

Secili prej tyre ka rrëfime të suksesit. Secili prej tyre është pjesë e kulturës dhe zhvillimit ekonomik aty ku jeton. Ata kanë arritur të integrohen, të bëhen konkurrues dhe të krijojnë ndërmarrje me dhjetëra të punësuar. Por, pandashëm, me shpirt e zemër, duan ta japin kontributin e tyre edhe për zhvillimin e Kosovës, për atdheun tonë të përbashkët.

Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!

Të ngajshme

Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll – Ambasada e Kosovës jep detaje

Valjeta Turkaj

Limaj: Nisma garon në zgjedhje me 110 kandidatë për deputetë

Valjeta Turkaj

LDK dhe AAK i nxjerrin listat e plota të kandidatëve, VV dhe PDK ende jo

Valjeta Turkaj