Telenews

“Vonesa në punë”, menaxhmenti i Trepçës vazhdon t’i largojë punëtorët nga ndërmarrja

Menaxhmenti i Trepçës ka vazhduar me largimin e përkohshëm nga puna të punëtorëve.

Kjo ndërmarrje ka njoftuar se sot, Kryeshefi Ekzekutiv ka marrë vendim për largimin e përkohshëm nga puna të dy punëtorëve të Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Kishnicë dhe Artanë, me inicialet J.V. dhe S.M.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë për shkak të mungesës së paarsyeshme në vendin e punës, pa njoftim apo arsye të justifikuar, që sipas Trepçës rezultoi në ndërprerjen e procesit të flotacionit dhe shkaktoi pasoja financiare e operative për ndërmarrjen.

 “Çështja i është përcjellë Komisionit Disiplinor për shqyrtim dhe vendimmarrje në përputhje me rregulloret e Trepça Sh.A. Trepça Sh.A. vazhdon të zbatojë me përgjegjësi parimet e disiplinës, transparencës dhe llogaridhënies në punë”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Vigan Qorolli zgjidhet kryetar i Komisionit për Legjislacion

Yllka Gashi

Nga 11 tetori, tregu i veturave në lokacionin e ri

Yllka Gashi

OVL UÇK thërret konferencë për nesër, këto janë temat që do të diskutohen

Yllka Gashi