Telenews

Avaria në Prishtinë lë pa rrymë rreth 2500 konsumatorë –

Një avari e papritur në Nënstacionin 110/20 kV “Prishtina 6” ka lënë pa furnizim me energji elektrike rreth 2,500 konsumatorë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar nga KEDS, nga kjo ndërprerje e energjisë janë prekur disa prej zonave më të frekuentuara të Prishtinës, përfshirë Kampusin Universitar, lagjen Aktash dhe lagjen Pejton.

Lidhur me situatën e krijuar, nga kompania e distribuimit kanë bërë të ditur se ekipet teknike janë mobilizuar menjëherë dhe po gjenden në terren, duke punuar me intensitet të lartë për sanimin e defektit dhe rikthimin e rrymës sa më parë.

”Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve të prekur dhe ju falënderojmë për durimin”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Të ngajshme

Raportohet se Jakup Krasniqi do të qëndrojë 4 ditë në Kosovë –

KushtrimGuraj

Hykmete Bajrami: Ndërprerja e rrymës gjatë testit me studentët, propozon ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese

KushtrimGuraj

“Rifillim i bisedimeve dhe tema e Kosovës” – Koopman flet për zhvillimet politike në Serbi pas fitores së opozitës –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…