Telenews

Ngacmim seksual nga pedagogët, raporti për universitetet në Kosovë: 10% e studentëve pranojnë se ka ndodhur

10.4% e studentëve të Universitetit të Prishtinës kanë raportuar se kanë përjetuar ngacmim seksual e 48.4% e këtyre ngacmimeve vijnë nga profesorët ose asistentët.

Sipas një hulumtimi të publikuar në tetor nga Njomza Lullaku, ish-prorektore, studentet femra raportuan një incidencë më të lartë të ngacmimeve seksuale në krahasim me studentët meshkuj.

Tutje, nga 1000 respodentë, u evidentua se 34.4% e ngacmimeve kanë ardhur nga kolegët dhe stafi administrativ (7.4%).

Një përqindje e vogël e të anketuarve kanë treguar për burime të tjera të ngacmuesve. Nga parlamenti studentor i Universiteti të Prishtinës inkurajojnë të gjithë studentët të raportojnë rastet.

“Ne si parlament kemi zhvilluar edhe takime me kryetarët e këshillave dhe i kemi inkurajuar që çfarëdo rasti të lajmërojnë dhe të iniciojmë procedura në instancat kompetente”, tha Blerta Zeqiraj – kryetare e Parlamentit Studentor “Universiteti i Prishtinës”

Universiteti i Prishtinës ka në fuqi rregulloren për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimet Seksuale, por për të vetëm 64.3% janë të informuar dhe këtu më shumë studentet femra se meshkuj. Ndërkohë që vetëm 40 për qind e studentëve ishin të informuar mbi mekanizmat që janë në fuqi për parandalimin dhe luftimin e ngacmimeve seksuale.

Të ngajshme

“Kam djalin 12-vjeçar, nuk e di ku është” – ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt kundërshton paraburgimin, Prokuroria zbulon gjashtë raste penale ndaj tij

Rrezarta Ramaj

Shembet pllaka e betonit në një vendpunishte në Prizren, lëndohen disa punëtorë

Rrezarta Ramaj

Anulohet tenderi, pacientët e Spitalit të Mitrovicës mbesin pa çarçafë e jastëkë

Rrezarta Ramaj