Sa herë që vije muaji mars i vitit, gjithmonë na kujtohet për datën e veçantë 8 që simbolizon dashurinë ndaj një njeriu të veçantë për njerëzimin, ditë e veçantë e grave.
Dita ndërkombëtare e gruas, 8 marsi është dita kur shënohet lufta e grave për barazi ekonomike, politike dhe sociale me burrat. 8 Marsi si ditë ndërkombëtare e gruas është shpallur nga Kombet e bashkuara me qëllim kremtimin e rolit të gruas në histori, si dhe luftën e saj për barazi, drejtësi, paqe dhe zhvillim.
Historia e kësaj dite unike për të gjitha gratë në botë:
Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”. Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje. Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.
Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.
Më 8 mars të vitit 1910 në SHBA , Kanada e në vende të tjera të botës u bënë protesta të mëdha për të drejtat e gruas dhe pikërisht atë ditë të drejtat e gruas dhe të burrit tashmë janë të drejta unike. Tradicionalisht për çdo 8 mars fëmijët në shumë vende të botës ju dhurojnë nënave të tyre lule e gjëra të tjera ne shenjë dashurie për nënën.
8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada.
Simbolika e kësaj feste duket të jetë aktualizimi i kërkesave për përmirësimin të kushteve në punë për gratë dhe përmirësimi i statusit të tyre politiko – social në shoqëri.
Të gjithë, bashkërisht, duhet të punojmë për ngritjen e vetëdijes për përmirësimin e të drejtave të grave, barazimin tyre me burrat dhe qasje të barabartë në të gjitha sferat e jetës shoqërore.