Telenews

Sonte me urgjencë nga Suedia në BBVK do të vijë vëllai i kësaj banore – por a do të kërkojë ai që ajo të lë shtëpinë?

Edhe pak orë na ndajnë që nga nisja e spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova 3 të cilin nuk duhet ta humbisni.

Spektakli ‘Prime’, pritet që sonte të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv e që është më i shikuari në trojet shqiptare që nga dita e nisjes së tij.

Sonte me urgjencë nga Suedia në Big Brother VIP Kosova do të vijë vëllai i Xhenetës – por a do të kërkojë ai që Xheneta të lë shtëpinë?

Po ashtu sonte në spektaklin ‘Prime’ do të vijë sërish gruaja e Mevlanit e cila ishte edhe në spektaklin e kaluar – çfarë do të sqarojë e çfarë ka për të thënë duhet të prisni edhe pak për ta marrë vesh.

Po ashtu debatet e tensionet nuk munguan mes banorëve gjatë kësaj jave në shtëpinë më të famshme në vend të cilat gjithashtu do të diskutohen sonte.

Prime do të nis nën prezantimin e nikoqirëve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, teksa opinionet e tyre do t’i japin Olta Gixharri dhe Milaim Zeka.

Spektakli nis transmetimin nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova.

Të ngajshme

Vdesin tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në një aksident në Slloveni

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 27 gusht

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 26 gusht

Rrezarta Ramaj