Telenews

Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve

Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi së bashku me zëvendësministrin e Financave, Agon Dobruna, kanë mbikëqyrur nga afër procesin e inspektimit të djeshëm.

Sipas një njoftimi nga ana e IQP-së, inspektorët Neki Krasniqi dhe Gëzim Sahiti kryen inspektime në pompat e derivateve dhe lokaleve të masazheve.

“Deri më tani nga inspektorët e punës janë evidentuar shkelje të dispozitave ligjore ku u gjetën punëtorë të paformalizuar, orë jashtë orarit të rregullt të punës dhe orë të punës në vikende të pakompenzuara, ditë të pushimeve të pakompenzuara dhe shfrytëzuara si dhe punëtorë shtetas të huaj pa leje pune dhe leje qëndrimi në Republikën tonë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Të ngajshme

Pjesëtarë të FSK-së mësojnë në Shqipëri të pilotojnë me helikopterë (VIDEO)

Donat Hashani

Përplasjet vazhduan edhe pas ndeshjes, zyrtari ligjor Hodaj ju drejtua ashpër gazetarëve rumunë

Donat Hashani

E çuditshme: Përzgjedhësi i Rumanisë e fajëson Kosovën

Donat Hashani