Telenews

Zelensky: Të dashur aleatë, Putini po ju teston

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dalë sërish me një reagim pas sulmit rus me një raketë balistike, që presidenti rus, Vladimir Putin, e cilësoi eksperimentale me rreze mesatare veprimi.

Zelensky ka shkruar në X se Putini është duke i testuar vendet perëndimore, duke u shprehur se lideri rus s’ka interesim për paqe.

“Putini jo vetëm që po e zgjat luftën, por po pështyn në fytyrën e atyre që me të vërtetë e duan rivendosjen e paqes. Bota duhet të përgjigjet. Aktualisht s’ka asnjë reagim të fuqishëm nga bota. Putini është shumë i ndjeshëm ndaj kësaj. Ai po ju teston, të dashur partnerë. Është e qartë se kush është fajtori i vetëm i kësaj lufte…Ai duhet ndaluar”, thuhet në mesazhin e Zelenskyt.

Të ngajshme

Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plagosen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital

Rrezarta Ramaj

Zgjedhjet e mesmandatit, çfarë domethënie kanë këto rezultate për marrëdhëniet SHBA-Rusi

Rrezarta Ramaj

Trump e kishte quajtur xhihadist, El-Sayedin kishte premtuar dhe e realizoi: Nga nëntori do të më quaj senator

Rrezarta Ramaj